Asamblisti i LDK-së thotë se gjilanasit u mashtruan nga VV më 14 shkurt: Kujdes kur dashuron, dhe kë dashuron!

Asamblisti i LDK-së, në Gjilan, Avdyl Aliu, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po thirret shumë në 14 shkurtin, meqë sipas tij ishte rastësi që zgjedhjet u mbajtën pikërisht në Ditën e Dashurisë.

Megjithëse, Aliu në një prononcim për Klan Kosovën, ironizoi duke thënë se qytetarët e Gjilanit kanë dështuar në dashuri, teksa tani do t’u nevojitet kohë që t’i shërojnë këto plagë.

“Po thirren shumë në 14 shkurtin, ka rastisur që zgjedhjet me u mbajt më 14 shkurt. 14 shkurti është edhe Dita e Dashurisë, më një mënyrë atë ditë qytetarët e Gjilanit kanë pasur me shpreh dashurinë, edhe kanë shprehur dashuri ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, ndaj Albin Kurtit dhe deputetëve të LVV-së nga Gjilani, edhe po del që qytetarët e Gjilanit kanë dështuar në dashuri. Tash kanë kohë që t’i shërojnë plagët e dashurisë, por plagët e dashurisë dhëmbin shumë, e shërohen vështirë, për fund ju kisha thanë qytetarëve të Gjilanit, një thënie: Kujdes kur dashuron, dhe kë dashuron!”, është shprehur Aliu, njofton Klankosova.tv.

Leave a comment

Your email address will not be published.