Prishtin: një person e ndjek me veturë dhëndrin

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohet se e ka kanosur dhëndrin e tij, të cilin ka tentuar ta therë me thikë

Si filloi e gjitha

Një burrë nuk e kishte gjetur gruan e tij kur ishte kthyer në shtëpi mbrëmjen e së shtunës, Pasi ishte njoftuar nga ajo përmes telefonit që ndodhet të prindërit e saj, ishte nisur për në rrugën “Naim Delvina”, në Prishtinë.

Me të mbërritur aty, miku i tij, vëllai i gruas, kishte dalë me një thikë në dorë, duke tentuar që ta godas.

Ai nuk e kishte lënë me kaq, sipas dëshmisë së burrit të siguruar nga Gazeta Sinjali, miku ka hipur në veturën e tij me të cilën e ka ndjekur dhëndrin për ta therur me thikë.

Çka deklaroi miku para hetuesve?

I dyshuari për “Ka,nosje” e ka pranuar se ishte ai që ia hapi derën dhëndrit, por e mohon që ka pasur thikë në dorë.

Ai po ashtu nuk e ka fshehur që e ka ndjekur me veturë burrin e motrës së tij, por ka deklaruar se ata nuk kanë pasur asnjë kontakt fizik.

Pas intervistimit, Sinjali mëson se prokurori ka dhënë urdhër që ndaj tij të hapet rasti

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *