Mehaj i kundërpërgjigjet Haradinajt, tregon se cilat janë synimet në mandatin aktual

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se gjatë mandatit aktual synohet që të arrihet të ndahet 2 për qind e Bruto Produktit Vendor për ushtri.

Në buxhetin e vitit 2022 që ka kaluar në Kuvend, janë paraparë 100 milionë euro për Minisrinë e Mbrojtjes.

“Miratimi i projekt-buxhetit për vitin 2022 me mbi 100 milion euro për Ministrinë e Mbrojtjes, kap vlerën prej 1.3% të Bruto Produktit Vendor me synim që gjatë mandatit aktual të arrijmë në 2% , sipas standardit të përcaktuar të NATO-s. Kjo dëshmon përkushtimin tonë serioz qeveritar për zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së për të realizuar suksesshëm detyrat tona kushtetuese dhe ligjore. Ne kemi pak fjalë e shumë punë! Urime e na priftë e mbara!” – ka shkruar Mehaj në Facebook.

Postimi i Mehajt ka ardhur si reagim ndaj deklarimit të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se duhet ndarë 10 miliardë euro për të forcuar ushtrinë, e për t’u barazuar me Serbinë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *