Komuna e Skenderajt shpall konkurs për 5 punëtorë në QKMF

Drejtoria e Shëndetësisë në komunën e Skenderajt ka shpallur konkurs për pranimin e pesë (5) punëtorëve në Qendrën kryesore të mjekësisë familjare, përkatësisht tre (3) doktor mjekësisë, një (1) gjinekolog dhe një (1) pediatër shkruan rajoni.org.

Në bazë të njoftimit, kandidatët duhet të kenë të përmbushura kriteret që kërkohen për këto pozita në bazë të rregullores në fuqi.

Në njoftim thuhet se konkursi do jetë i hapur për 15 ditë nga shpallja ku aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumente tjera të nevojshme që kërkohen për pozitat e lartpërmendura.

LINKU: https://kk.rks-gov.net/skenderaj/wp-content/uploads/sites/27/2021/12/Konkurs-17.12.2021.pdf

Leave a comment

Your email address will not be published.