Adelina Ismajli i ka bërë me banesa 12 familje të varfëra dhe e ka mbajtur sekret!

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Adelina Ismaili është gjithmonë në qendër të vëmendjes kur në pyetje është muzika e saj.Ajo ndër vite e ka argëtuar popullin shqiptar si interpretuese e shumë hiteve të cilat në diskografinë shqiptare mbesin të pav dekshme.Më pak se sa për muzikën e televizionin Adelina duket të jetë e njohur në publik edhe për humanizmin e saj të cilin e ka ruajtur me fanatizëm në mënyrë sekrete. Nga bamirësia e saj duket se kanë përfituar jo më pak se 12 familje skam nore të cilat janë bërë me banesa falë kontributit të këngëtares.

Ky lajm ka qarkulluar fillimisht në rrjetet sociale nga disa media të panjohura por që njërin prej tyre Adelina e ka ndarë me ndjekësit e saj në Facebook.Media u interesua për këtë rast duke pyetur anëtarë nga afër të familjes Ismaili të cilët në kushte anonimiteti e konfirmuan një gjë të tillë.

Ata u shprehën se është plotësisht e vërtet që këngëtarja ka bërë me kulm mbi kokë rreth 12 familje por se për një gjë të tillë nuk dëshiron të prononcohet para kamerave.

Humanizmi i Adelinës nuk është rastësor pasi media ka mësuar gjithashtu se vite më parë deri sa e ëma e saj ishte gjallë Mona Ismaili – ajo ka mbajtur për vite të tëra një familje skamno re me një rrogë mujore si ndihmë financiare.Bamirësi të tilla kanë bërë edhe dy motrat e Adelinës Ema e Zanfina por që nuk kanë preferuar asnjëherë që ato që bëjnë t’i ndajnë me publikun.

Leave a comment

Your email address will not be published.