Lajçi flet nga Zvicra: Erdha me kqyrë do tokë mbi liqe, m’thanë babgjyshi ta ka lanë

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka thumbur kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, që ka thënë se 200 hektarë tokë ia ka lënë babai i tij në Gllogjan.
Lajçi përmes një postimi në Facebook, ka treguar se ka shkuar në Zvicër, duke ironizuar se atje ka “tokë rreth liqenit” të cilën ia ka lënë babagjyshi i tij.

Reagimi i tij në Facebook:

S’po rrejë!

Prej Lausanne-së po iu shkruej, demek Switzerland-it.

Mirë jam, mos ma kjani hallin! Dino Bekteshi me muer n’besë.

Erdha me kqyrë do tokë mbi liqe, n’do kodra t’Valisit!

M’thanë babgjyshi ta ka lanë e po kqyri n’mujsha me ble!

Asi, me rible!

Pse jo, e maroj nji ski lift e u hipin shqipet skiave e prej borës gjuhën n’ujë!

Shuej se mirë u ba mbasi po mundem me rrejtë!

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *