Fitim Salihu: Sipas Kurtit, diaspora para 14 shkurtit kanë mendu se nanat dhe vëllezërit e tyre janë hajna

Fitim Salihu, njohës i çështjeve ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se diaspora së fundmi po dërgon më tepër para në Kosovë.

Salihu ka shkruar se kjo është ofendim për diasporën.

Postimi i plotë:

Diaspora kryesisht i dërgon remitenca direkt familjeve të veta, jo qeverive dhe shtetit. Me thonë kryeministri që me ndërrimin e qeverisë janë rritur remitencat, është ofendim për diasporën. Është ofendim për diasporën sepse kjo nënkupton se para 14 shkurtit diaspora nuk i paska besu as familjeve të veta dhe prandaj nuk u ka dërgu shumë pare. Dmth, sipas kryeministrit, para 14 shkurtit, mërgimtarët paskan mendu që nënat dhe vëllezërit e tyre janë hajna, janë prontomafia, janë kriminela. Shih ti… Vetëm pas 14 shkurtit, ata paskan fillu me u besu nënave të tyre. Bravo Qeveria Kurti.

Leave a comment

Your email address will not be published.