A mendoni se diaspora ka dërguar më shumë para nëpër familjet e tyre në Kosovë, shkaku i Qeverisë Kurti?

Shumë herët është thënë se paratë nga diaspora që vijnë në Kosovë, ndikojnë në rritjen ekonomike, por sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, diaspora ka filluar të dërgoj më shumë para, e krejt kjo po ndodh për shkak të besimit, që kanë ndaj qeverisë Kurti, kështu deklaroi kryeministri në intervistën e tij të fundit televizive.

Sipas Kurtit mërgimtarët tanë nuk është se i kanë punët më të mira, se para dy-tre viteve, por arsyeja qëndron sepse është ndërruar qeveria, dhe besimi është më i madh, sipas tij, përcjell Periskopi.

“Tash edhe diaspora, bashkëatdhetarët tanë, ju kanë dërguar më shumë remitanca familjarëve të tyre, miqve të tyre, pikërisht për shkak se ka ndërruar qeveria. Sepse nuk është që ata i kanë punët shumë më të mirë, në Gjermani e Zvicër se para dy-tri vjetëve”, tha Kurti/PERISKOPI

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *