Vuqiq:Kosovën e njohim vetëm nëse na japin Mitrovicën

Vucic, pashmangshëm ka folur në lidhje me dialogun me Kosovën në televizionin TV përballë gazetarit boshnjak Senad Haxhifejzoviq, i cili nuk ngurron t’ua përmend realitetin e padëshirueshëm zyrtarëve serbë sa herë që i ka përballë.

Gazetari Haxhifejzovic e ka pyetur Vucic se a do ta njihte Kosovës nëse do t’i thuhej se “prej nesër Serbia do të bëhet anëtare BE-së”. Presidenti serb tha se do të shprehej se e respekton kushtetutën serbe.

“Ata nuk mund ta thonë këtë për shkak të rrethanave të tyre. Unë do të thoja: “Po, ne meritojmë të jemi pjesë e BE-së, por kjo nuk do të thotë që unë kam të drejtë ta copëtoj vendin tim në asnjë mënyrë”. Unë e respektoj Kushtetutën e Serbisë.

Unë jam gati të diskutoj të gjitha kompromiset e mundshme dhe të mos e lëmë një konflikt të ngrirë për brezat e ardhshëm. Nuk mund të flas për zgjidhjen ideale sepse do të zbuloja disa nga hartat tona para dialogut”, shpjegoi Vucici

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *