Vdekje tragjike në Deçan, 34-vjeçari vdes nga lëndimi në mal

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Deçan. Një 34-vjeçar është dërguar i vdekur në Qendrën e Mjekësisë Familjare, raporton Express

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 13:40 minuta, është pranuar një informatë nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Deçan, se një person ka arritur pa shenja jete. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe prokurori i shtetit. Rasti është duke u hetuar”, ka deklaruar Rugova.

Express mëson se viktima është 34-vjeçar nga fshati Pobërgjë i Deçanit, ndërkaq në momentin tragjik ka qenë duke prerë dru në Bjeshkët e Vokshit.

Leave a comment

Your email address will not be published.