Shumica e deputetëve nuk e perfillin presidenten Osmani, bojkotojnë seancën e saj..

Përveç Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), edhe një pjesë e madhe e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë bojkotuar fjalimin vjetor të presidentes Vjosa Osmani
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, sot po u adresohet deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës me fjalimin vjetor.

Ndërkaq këtë seancë e ka bojkotuar PDK, duke treguar edhe disa nga arsyet e këtij bojkoti.

Shefi i Grupit Parlamentar, Tahiri tha se, duke i shërbyer agjendës politike të qeverisë dhe mazhorancës, presidentja Osmani ka dështuar të shërbejë si përfaqësuese e unitetit të popullit. Mandati i saj i deritanishëm është karakterizuar nga një numër shkeljesh dhe dështimesh.

Përveç PDK’së, në seancë nuk janë të pranishëm edhe thuajse 90% e deputetëve të LDK’së. Sipas pamjeve nga seanca, të pranishëm prej deputetëve të LDK’së janë, Armend Zemaj dhe Valentina Bunjaku.

Leave a comment

Your email address will not be published.