NATO Flet për bazën ushtarake të FSK-së

Ushtria e Kosoves ka treguar se është në gjendje të kryejë operacione
NATO ka njoftuar së fundi se vendimi për ndërtimin e bazës së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në jug të Mitrovicës ishte bërë nga autoritetet e Kosovës dhe se para çdo angazhimi të FSK-së, leja kërkohet nga komandanti i KFOR-it
Para disa ditësh është nisur për të ndërtuar një bazë ushtarake në vendin e quajtur “Kodra e Cërrnushës”.

Vendi në fjalë është konsideruar si pikë strategjike, meqë shihet qartë e gjithë Mitrovica.

“Vendimi për ndërtimin e bazës u morë nga autoritetet e Kosovës. Prandaj duhet të kontaktoni me ta për ndonjë koment. Para çdo angazhimi në pjesën veriore të Kosovës, FSK-së i duhet leja e komandantit të KFOR-it në përputhje me marrëveshjen e arritur me institucionet e Kosovës, të cilën NATO pret të vazhdojë me zbatimin e saj”, u tha në përgjigjen e NATO-s.

Leave a comment

Your email address will not be published.