Kryetari Fadil Nura takohet me Sindikatën e Arsimit në Skenderaj!

Në takim me kryesinë e Sindikatës së Arsimit në Skenderaj, të udhëhequr nga profesor Ramiz Polaci, për të diskutuar bashkërisht me drejtorin e Arsimit, Kastriot Duraku, rreth përmbushjes së detyrimeve që dalin nga kontrata kolektive.
Lajmi i mirë ka të bëjë me shujta për mësimdhënësit, ku obligimet e vitit 2020, në emër të shujtës, kryhen me pagat e muajit dhjetor.

Hapi tjetër nga ana jonë, është që, në bashkëpunim të ngushtë dhe me dialog social me Sindikatën e Arsimit, t’i kryejmë obligimet e vitit 2021, për shujta ndaj mësimdhënësve në katër faza të vitit të ardhshëm.

Kemi arritur pajtim që të gjitha problemet që mund të dalin nga përmbushja e kontratës kolektive, t’i zgjidhim duke bashkëpunuar dhe biseduar hapur në mënyrë institucionale.

Leave a comment

Your email address will not be published.