Haxhi Avdyli i përgjigjet Mërgim Lushtakut: Nuk ka pasur vetëm Drenica viktima

Derisa po shqyrtohet në lexim të dytë projektbuxheti, në Kuvend ka shpërthyer debat për luftën e Kosovës, në vitin 1999. Gjithçka filloi kur shumica nuk ia votoi deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtaku, një propozim për ujin në Skenderaj.

Day Travel
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, i ka reaguar deputetit Lushtaku, duke thënë se gjuha e tij dhe krahasimi me regjimin serb të paraluftës, është i papranueshëm.

“Jemi shumë vend i vogël, që të përcahemi me krahina”, ka thënë Avdyli, raporton Gazeta Express.

Deputeti i LVV-së thotë se është e turpshme që mosvotimi për propozimin e Lushtakut të lidhet me viktimat e luftës, sepse, shton se viktima në luftë ka pasur nga të gjitha rajonet.

“Nuk është vetëm në Drenicë që ka pasur viktima. Ka pasur edhe në Krushë të Madhe, komplet fshati i Krushës së Vogël, krejt burrat e Krushës janë vra. Është në Lybeniq të Pejës, është në Meje, në Slovi të Lipjanit. Cdokund ka pasur viktima”, ka thënë Avdyli.

Deputeti i LVV-së ka thënë se e inkurajon Lushtakun që të flasë për projekte të vendit prej ku ai vjen, por jo me gjuhë, që krijon përçarje.

Deputeti Lushtaku tha në Kuvend se deputetët e LVV-së nuk po e përkrahin një projekt për ujin në Skenderaj, pasi kanë hatërmbetje me rajonin e Drenicës.

Ai tha se LVV-ja ka inate politike me Drenicën, pasi nuk është votuar nga ajo zonë as një zgjedhjet lokale e as në zgjedhjet e përgjithshme.

Lushtaku përmendi regjimin serb të Sllobodan Millosheviqit, duke thënë se edhe atëherë edhe tash është tentuar që rajonit të Drenicës t’i ndalen “ajri, jeta” e tash uji. /Express/

Leave a comment

Your email address will not be published.