Zbulohet kush po i informon Serbet ne veri per aksionet e Njesis Speciale

Për dallim nga pjesët e tjera të Kosovës, në pjesën veriore doli se serbët ishin mirë të informuar për këtë aksion. Policia hasi në rezistencë, protesta e su lme gjatë aksionit në veriun e vendit. Si pasojë, disa policë e qytetarë mbetën të lënduar.

Aksioni nuk arriti të përfundojë, dhe kjo shtoi dyshimet e drejtuesve të Policisë së Kosovës, se ka pasur rrjedhje informatash.

“Jemi duke hetuar edhe pistën e rrjedhjes së informative, pasi në disa vende ku kemi qenë kemi pa se ka pasur tërheqje të mallit paraprakisht, dhe gjësendeve tjera që ndërlidhen me krimin e organizuar” kishte thënë Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti më 13 tetor.

Më shumë se një muaj pas aksionit, Inspektorati Policor i Kosovës ka konfirmuar për RTK-në se po kryejnë hetime për këtë cështje.

Në këtë fazë të hetimeve vetëm mund t’iu konfirmojmë se Inspektorati Policor i Kosovës është duke hetuar rastin, dhe është duke ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me prokurorinë kompetente”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

Sipas ekspertëve të sigurisë, këto rrjedhje informatash kanë rezultuar fatale për shumë aksione që janë zhvilluar.

“Këtu përfundimisht duhet të ndermerren masa. Nuk është e vështirë të konstatohet brenda aksionit se a ka ndodhë rrjedhja në fazën preliminare, në fazën e përgatitjes së planit, apo gjatë zbatimit. Për këtë arsye duhet të jemi të kujdesshëm që këto në të ardhmen të mos ndodhin

Leave a comment

Your email address will not be published.