Skenari i Vuçiqit/Nuk po kursen milionat për ndarjen e Kosovës – ja si po e përgatit sulmin ndaj Kurtit

Ish i dërguari special i Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell njihet për afërsinë e tij me udhëheqësit e shtetit serb.
Kjo gjë është dalluar në shumë raste, kur Grenell ka shfaqur anshmëri në çështjen e negociatave Kosovë-Serbi.

Së fundi, ai mori pjesë në darkën e shtruar nga ambasadori serb, Marko Gjuriq në Uashington, ku ofroi mbështetjen e tij për politikat serbe.
Opinionisti Dedë Preqi në një prononcim për gazetën “Bota sot” komentoi këtë darkë të shtruar në kryeqytetin amerikan.

Ai bëri një krahasim interesant të ‘sofrave’ të Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se në traditën tonë shqiptare sofrën e shtrojmë për miqtë me zemër të pastër.“Në gjuhën tonë popullore thuhet, kush e ka sofrën e fortë, i ka edhe miqtë e fortë, por Buda e ka një thënie të thjeshtë, duke thënë: sa më pak të keni, aq më pak do të shqetësoheni, prandaj Kosova, jo që nuk ka sofër për të shtruar për miqtë amerikanë, por një sofër e tillë e Gjuriqit edhe pse mund të jetë me gjitha gjërat që i do barku, por nuk është e shëndetshme, sepse nën sofër fshihet djalli serb, që po punon t’ia merr edhe kafshatën e fundit fukarasë, ndërsa në traditën tonë shqiptare sofrën e shtrojmë për miqtë dhe dashamirët ndoshta vetëm me bukë e krip, por me zemër të pastër dhe pa djallëzi”, shpjegoi ai.

Duke u ndërlidhur me këtë, Preqi dyshon se personalitet e niveleve të larta amerikane mund të përfshihen në lobimin e Serbisë për ndarjen e Kosovës.

Kjo për shkak se amerikanët e vërtetë dhe liderët e sinqertë të këtij vendi nuk mund të mashtrohen lehtë me një darkë apo darkë serbe.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *