Paret E Popullit Po Ia Jep Dhondrrit Të Erdoganit-Ja kush i Reagoj As Hpër Kurtit ?!!

-Paret E Popullit Po Ia Jep Dhondrrit Të Erdoganit-Ja kush i Reagoj As Hpër Kurtit ?!!

-Aktivisti politik, Rron Gjinovci, i ka reaguar ashpër Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, lidhur me vendimin e tij që Qeveria ta ndihmojë financiarisht KEDS’in, shkruan Gazeta Metro.

Gjinovci tek e ka kritikuar këtë vendim ia ka kujtuar Kurtit kohën kur ai kishte bërë një varg aku.z.ash dhe premtimesh sa ishte opozitar.

Tutje, Gjinovci ka thënë se Kurti nuk është i majtë por i vetëquajtur si i tillë teksa ka thënë se Kurti ka mundur që kompaninë ta kthejë në pronësi publike.

Këtu keni statusin e tij të plotë.

“Kryeministri Kurti, nga sot i vetëquajtur “i majtë”, në emër të “krlzës”, e cila në fakt është krizë e KEDS-it, e nji kompanie private, jo e jona, ka vendosë me ia mbulu profitin me pare publike dhondrrit të Erdoganit që është pronar i saj. Kaq e thjeshtë: me pare t’mija dhe t’jujat ruhet profiti i atyne që e kanë “privatizu egër” siç ka qef me thonë Kryeministri kryesisht gjatë zgjedhjeve. E drejtësia dhe “hajnat në burg” që na i pate premtu Kryeministër? Mujte me e kthy kompaninë në pronësi publike, ky ishte rasti. Mujte me zbatu drejtësinë edhe me korrektu faljen e 26 milionëve të 2012/2013. Kështu kish me vepru nji kryeministër i majtë, e jo me masa neoliberale siç e bone sot.

Me këtë rast fjalën i/e majtë ju ftoj me hek nga vokabulari ju në Vetëvendosje”, ka shkruar Gjinovci në llogarinë e tij në Facebook.

Leave a comment

Your email address will not be published.