kercnohet Vehbi Kajtazin pas dekIarimeve për Grupin e Kumanovës, AGK kërkon mbrojtje

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kanë reaguar pas kër,cënimeve në adresë të gazetarit kosovar, Vehbi Kajtazi, si rezultat i deklaratave që ky i fundit ka bërë në Rtv Dukagjini për Grupin e Kumanovës.
Kajtazi ka thënë se mbi 100 persona e kanë kërcënuar dhe se tashmë rastin e ka hapur edhe në Policinë e Kosovës.

AGK ka ftuar Policinë që të ofrojë siguri për gazetarin Kajtazi dhe për të afërmit e gazetarit.

Gazetari i portalit online, Paparaci.live, Vehbi Kajtazi, ka njoftuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës- AGK, për një numër të madh kërcënimesh, mbi 100, që ka marrë pas deklaratave të tij në RTV Dukagjini rreth Grupit të Kumanovës.

Prej asaj dite kam marrë qindra kërcënime me jetë nga persona të ndryshëm. Këto kërcënime janë nxitur edhe nga reagimet e grupit të dënuar të cilët lirshëm shkruajnë e lidhen me Televizione. Sot, zyrtarisht kam hapur rast në Polici kundër një numri prej 100 personash kërcënimet e të cilëve janë shumë serioze. Me rastin tashmë janë duke u marrë Krimet e Rënda në Polici, sektor ky që po merret me verifikimin dhe hetimin e këtyre rasteve. Numri i rastit të hapur në Polici është 2021 – AB 3245”, ka shkruar Kajtazi në letrën për AGK-në.

AGK-ja dënon fuqishëm kërcënimet me jetë ndaj Kajtazit dhe e fton Policinë e Kosovës që të ofrojë siguri për të dhe personat e afërt të tij, si dhe të trajtojë me prioritet rastin e paraqitur nga ai.

Leave a comment

Your email address will not be published.