Petar Petkoviq nuk është lejuar të hyjë sot në Kosovë, shkruan Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur kjo zyrë përmes një njoftimi në Facebook, ku thuhet se kjo është hera e gjashtë që Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë.
“Drejtori Petkoviq ka theksuar se vizita është paralajmëruar me kohë dhe sipas marrëveshjeve”, thuhet në njoftimin e kësaj zyre.
Mediat serbe raportojnë se Petkoviq është ndalur sot në Jarinje.
Kjo nuk është hera e parë që Petkoviq nuk është lejuar hyrja në Kosovë. Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe para 10 dite.
I njëjti po planifikonte të vizitonte studentët e seminarit në Prizren, të kthyerit serbë në fshatin Novakë dhe të bisedonte me serbët dhe familjet e pafavorizuara sociale në veri të Kosovës.
Mediat serbe shkruajnë se autoritetet kosovare kanë shkelur marrëveshjen e Brukselit me këtë vendim.