Nuk lejohet të futet në Kosovë Petar Petkoviq, ndalohet në Jarinje

Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq, i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Mediat serbe raportojnë se Petkoviq është ndalur sot në Jarinje
Kjo nuk është hera e parë që Petkoviq nuk është lejuar hyrja në Kosovë. Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe para 10 dite.

I njëjti po planifikonte të vizitonte studentët e seminarit në Prizren, të kthyerit serbë në fshatin Novakë dhe të bisedonte me serbët dhe familjet e pafavorizuara sociale në veri të Kosovës.

Mediat serbe shkruajnë se autoritetet kosovare kanë shkelur marrëveshjen e Brukselit me këtë vendim.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka aprovuar kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq për të vizituar Kosovën

 

Leave a comment

Your email address will not be published.