Janë arr,estuar disa persona në aksionin policor kundër kazinove që zhvillohet në fshatin Karaçevë të Kamenicës.Gjatë këtij aksioni që po zhvillohet që nga orët e hershme të sotëm janë konfiskuar edhe aparate të lojërave të fatit.Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Në aksionin që po zhvillohet në Karaçevë ka të Po ashtu ka mjete të konfiskuar, aparate të lojërave të fatit. Aksioni ka filluar të orët e hershme të mëngjesit”, tha Hashani.Për aksionin e sotëm ka folur edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i cili ka bërë të ditur se ky aksion është duke u bërë edhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe autoritetet komunale.“Me datë 15/12/2021, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe autoritet komunale, është duke e realizuar një operacion policor në zonën e Kamenicës. Informacione më të plota do të jipen pas përfundimit të operacionit policor