Bastisjes në Zubin Potok arrestohen 3 serb nga Njësia Speciale

Departamenti i Hetimeve Tatimore (DHTI) dhe Inteligjencës sot ka zhvilluar një ak sion kontrolli bastisje në Zubin Potok, në katër lokacione nën dyshimin se janë kryer veprimtari të kund ërligjshme transaksione fiktive.

Aksi,oni është zhvilluar me sukses dhe pa ndonjë problem, ku në mbështetje të zyrtarëve të DHTI-së kanë qenë Njësia Speciale. Aksi oni është zhvilluar me autorizim të prokurorit.

Sipas informacioneve të para nga tereni, janë gjetur disa dëshmi se personat dhe subjektet e caktuara, janë marrë me veprimtari të kundërligjshme – lëshimin e faturave fiktive. meqrast 3 persona u arrestuan.
Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar prova materiale, si: USB dhe dokumentacion tjetër që dëshmojnë shmangie tatimore, vlera e faturave fiktive të lëshuara dyshohet të jetë mbi 4 milionë euro.

Qeveria e Kosovës shpreh përkushtimin për të parandaluar. Kjo është bërë duke hartuar dhe zbatuar një sërë ligjesh shtetërore në përputhje me standardet ndërkombëtare, si dhe duke krijuar Strategjinë Kombëtare për Parandalimin dhe Luf,timin e Ekonomisë jo-formale.

Administrata Tatimore i fton të gjithë bizneset dhe qytetarët që ushtrojnë çfarëdo aktiviteti afarist, t`iu përmbahen kërkesave ligjore në fuqi, të deklarojnë dhe paguajnë me kohë tatimet sipas ligjeve në fuqi, në mënyrë që mos të jenë pjesë e masave ndëshkuese penale, të konfiskimit dhe sekuestrimit te pasurisë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *