Baki Kelani në Karaçevë, ka të arrestuar

Një aksion kundër kazinove është duke u zhvilluar në fshatin Karaçevë të Kamenicës,
Lajmin për Gazetën Demos e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe autoritet komunale, është duke e realizuar një operacion policor në zonën e Kamenicës. Informacione më të plota do të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani.

Ndërkohë, nga Policia e Gjilanit kanë deklaruar për Sinjalin se ka persona të arrestuar.

“Ka të arrestuar, aksioni është në proces. Jemi duke punuar në vend të ngjarjes”, ka thënë zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *