VitaIy KIitschko në vijën e parë të frontit të Iuftës, gati të jap jetën për Ukrainën

Ish-kampioni i botës në boks, Vitali Klitschko ka lënë pas kostumin e kryebashkiakut të Kievit dhe ka dalë në terren me petkun e ushtarakut, në mbrojtje të vendit nga agresioni rus.
Në një intervistë për median gjerman, Klitschko tregon se është gati të Iuftojë dhe të japë jetën për Ukrainën dhe tregon se roli i tij në këto momente është të organizojë mbrojtjen civile të kryeqytetit.

“Ne po përgatitemi në të gjithë Ukrainën me bindjen se presidenti rus Vladimir Putin do të japë urdhrin e Iuftës. Si ushtar, dikur jam betuar të mbroj vendin dhe tani jam gati të Iuftoj për atdheun”, u shpreh Klitschko.

Më tej, Klitschko kërkoi dhe ndihmën e vendeve të BE, e cila sipas tij në këto momente është më e nevojshme se kurrë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *