Vdes mjeku i njohur nga Prizreni

Drejtori i spitalit Rajonal “Daut Mustafa” në Prizren, Dr . Afrim Avdaj ka njoftuar në rrjetin social facebook, se ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare, Dr.Ibrahim Opoja, specialist i Mjekësise Interne në Spitalin Rajonal të Prizrenit, raporton Kosova24.

Shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditura, teksa Avdaj është shprehur falënderues për punën e doktorit në Spitalin e Prizrenit.

Njoftimi i plotë:

Kurdo që të vdes dua që njerëzit që më kanë njohur të thonë se unë gjithmonë kam shëruar plagë, kam lehtësuar vuajtjet, por se edhe kam qenë rob i detyrës sime fisnike të ndihmoj të sëmuarit.

Përjetësisht falënderues për kontributin e dhënë ndër vite në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren.

Drejtori

Prof.Asoc.Dr. Afrim Avdaj

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *