Policia e Kosovës po vëzhgon me dron situatën në veri

Situata në veri të vendit vazhdon të jetë e qetë, përkundër bllokadave që kanë krijuar serbët lokalë, si shenjë proteste ndaj masës së reciprocitetit me targa, të vendosur nga Qeveria e Kosovës.
Ndryshe, tre helikopterë të forcave të armatosura serbe janë parë sot pasdite duke fluturuar në territorin e Serbisë, afër pikave kufitare në Jarinë dhe në Bërnjak.

Demonstrimin i forcës ajrore ushtarake serbe, eksperti i sigurisë, Agim Musliu, e konsideron kërcënim të drejtpërdrejtë për Kosovën nga Ushtria Serbe.

“Tre helikopterët ushtarakë serbë, të tipit ‘Gazela’, duket se kanë thyer Marrëveshjen e Kumanovës dhe marrëveshjen me NATO-në, sepse kanë hyrë në territor ku nuk guxojnë të hyjnë”,

Sot është dita e pestë që serbët janë duke bllokuar rrugët në Jarinë dhe Bërnjak.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *