Partia e Vuçiqit I FrIkësohen Komandantit Të Ri Të FSK-Së, Jashari nuk i do serbet

Partia e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka quajtur të papranueshme zgjedhjen e Bashkim Jasharit si komandat i ushtrisë së Kosovës – FSK.
Deputeti i SNS-së, Milovan Drecun, në stilin e kasapit të ballkanit – Millosheviqit, e ka quajtur Jasharin,

“Kanë gjetur një person (Bashkim Jasharin) një kriminel i cili do të jetë i gatshëm të bëjë gjithçka që mundet kundër popullit serb dhe të shfrytëzojë maksimalisht kapacitetin e FSK-së për të përfunduar spastrimin etnik të serbëve dhe si i tillë paraqet rrezik për sigurinë dhe mbijetesën të serbëve në Kosovë”, thuhet në reagimin e tij.

Kujtojmë se sot në Ministrinë e Mbrojtjes është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së Komandantit të FSK-së nga gjeneral Rrahman Rama dhe gjeneral Bashkim Jashari.
Siç bëhet e ditur në një njoftim për media, pas ceremonisë në Presidencën e Kosovës, sot në Ministrinë e Mbrojtjes, ministri Armend Mehaj, ka pritur në zyrën e tij gjeneral Rrahman Ramën, pas dorëheqjes së tij nga detyra e komandantit të FSK-së, dhe gjeneralmajor, Bashkim Jasharin, në cilësi të komandantit të ri të FSK-së, të sapo emëruar nga Presidentja e Kosovës

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *