Dy të rinj sulmojnë policët në Prishtinë pasi iu shqiptuan gjobë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri i mitur për shkak se i kishin sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor të cilin kanë qenë në krye të detyrës.

Deri të sulmi ka ardhur pasi zyrtarët policor njërit prej të dyshuarve i kanë shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik, transmeton Indeksonline.

Njoftimi i plotë i Policisë:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 13.12.2021 – 15:45. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri i mitur, për shkak se i kishin sulmuar fizikisht dy zyrtarët policor të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës, pasi zyrtarët policor njërit prej të dyshuarve ia kishin shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje 48 dhe 24 orë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *