Berisha: Paga e ushtarit të FSK-së është e vogel – mbi 300 pjesëtarë po presin ta braktisin Forcën

Deputeti dhe ish oficeri i FSK-së, Berisha ka ngritur alarmin për braktisjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në debatin e Kuvendit të Kosovës, ku po debatohet për ligjin e pagave, Berisha ka thënë se rroga e ushtarit prej 350 euro është e barabartë me pagën e një kamarieri.

Berisha poashtu ka thënë se shumë pjesëtarë të FSK-së po presin ta braktisin këtë institucion, pasi janë duke pritur viza pune, ose edhe po gjejnë punë me paga më të mira.

Kjo sipas deputetit paraqet edhe një shqetësim pasi po dëmtohet forca, dhe është më se e nevojshme ngritja e pagave për ushtarët.

Leave a comment

Your email address will not be published.