Ky është Mërgimtari që i dhuroi 10 mijë euro për mbrojtën e Kadri Veselit në Hagë

Isak Gashi nga fshati Mleqan i Malishevës që aktualisht jeton në diasporë ka vendosur që nga kursimet e tij t’i dhuroj 10 mijë euro për fondin e krijuar për mbrojtën ligjore të ish kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli që aktualisht është në paraburgim në Hagë.

Gashi në një prononcim për “Indeksonline”, ka thënë se ai Veseli me bashkëluftëtarët e tij kanë nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen e të gjithë shqiptarëve.

“Ai ka nevoje për ne më shumë se kurrë më parë. Unë e kam kryer obligimin tim. Edhe vet kam qenë ushtar i UCK-së dhe vlerësoj se ata po mbahen padrejtësisht në Hagë”, ka thënë Gashi.

Më këto mjete të dhuruara, Isak Gashi planifikonte që t’i investonte në shtëpinë e tij, por thotë se ai do të punoj sërish dhe vitin tjetër do t’i investoj në shtëpi.

Kujtojmë se muaj më parë përmes një komunikate është bërë e ditur se për mbështetjen ligjore të ish-kryetarit Kadri Veseli është themeluar Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen e Kadri Veselit”.

Leave a comment

Your email address will not be published.