KFOR-i amerikan intervenon në Mitrovicën e Jugut, kjo është arsyeja

Nnjë person në fshatin Kaqanoll të Mitrovicës së Jugut ka hasur në një mjet të dyshuar

I njëjti posa ka hasur mjetin e dyshuar në fushë, menjëherë ka lajmëruar rastin në Policinë e Kosovës.

Kështu njësitë përkatëse i janë përgjigjur rastit dhe kanë bërë sigurimin e vendit.
Më pas në vendin e ngjarjes ka arritur njësiti për deminim i KFOR-it Amerikan ku kanë bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar dhe pa incidente.

“Fsh. Kaqanoll, Mitrovicë Jugu, . Një mashkull kosovar ka raportuar se në fushë kishte vërejtur një mjet të dyshuar. Njësiti përkatës policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësiti për deminim i KFOR-it ka bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar dhe pa incidente”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *