Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke vazhduar stërvitjet me instruktorët e forcave turke.
Mehaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se këto stërvitje janë duke u realizuar sipas praktikave të vendeve anëtarë të NATO-së.
“Me qëllim të përvetësimit të taktikave luftarake në zona të hapura dhe zonat urbane, komandot e FSK-së vazhdojnë stërvitjet tejet sfiduese me instruktorët e forcave turke, për përballje me forcat armike”, ka shkruar ai.