Drecun ankohet për komandantin e FSK-së: Bashkim Jashari është nip i Adem Jasharit,

Ish-gazetari i pushtetit të Millosheviqit dhe më pas politikani, që sot udhëheq Komisionin për Kosovë në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, nuk po mund ta pranojë që një nga Jasharët është në krye të FSK-së.

Ai ka thënë që kjo tregon se kryeministri Albin Kurti “s’po mund të dalë nga UÇK-ja.

“FSK-ja është vazhdimësi e veprimtarisë së UÇK-së. Pas ardhjes së forcave ndërkombëtare, UÇK-ja u çmobilizua dhe u uniformuan 5000 pjesëtarë në Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Pasardhëse e TMK-së është FSK-ja”, ka thënë Drecuni.

Më tej, duke folur për komandantin e ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, Drecuni thotë se ai është nip i Adem Jasharit dhe s’mund të udhëheqë një formacion multietnik. Bashkim Jashari u emërua javën e kaluar komandanti i FKS-së. Ai ka qenë pjesë e UÇK-së, TMK-së dhe tash FSK-së. Bart mbi supe, përveç mbiemrit legjendar, edhe shumë përvojë dhe trajnime ndërkombëtare në fushën e sigurisë.

Leave a comment

Your email address will not be published.