Arrestohet biznesmeni që fitoi afër 2 milionë euro tenderë me dokumente false

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar një person nën dyshimin se ka fituar 1 milion e 900 mijë euro tenderë me dokumente false. Gazeta Sinjali ka mësuar se emri i të dyshuarit është Ismet Haziri.

Ismet Haziri është pronar i kompanisë ‘Globi’ dhe dyshohet që ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurorim publik” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria ka njoftuar se ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh dhe do të vazhdohet me procedurat e mëtejme hetimore.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a comment

Your email address will not be published.